Klubi i futbollit, KF Kika nga Hogoshti i Kamenicës ka reaguar sot në lidhje me zgjedhjet për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës që do të mbahen me 6 prill 2022.
Në emisionet televizive është pretenduar se KF Kika ka dhënë nënshkrimin për kandidim për kryetar për Gramoz Vokrrin dhe Agim Ademin, gjë e cila nuk lejohet, andaj klubi i futbollit, Kika ka reaguar duke theksuar se një gjë e tillë nuk qëndron fare, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi i Kikës ka nisur një “email” në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku shkruhet:
“Përshëndetje të nderuar, duke përcjellur situatën e krijuar ditëve të fundit lidhur me zgjedhjet për kryetar të FFK’së, gjithashtu edhe në një debat televiziv është lakuar emri i klubit tonë, KF KIKA me pretekstin që mbështetja e kandidaturës është bërë për dy kandidatuat, ju njoftojmë që ne si klub mbështetjen për kandidatur ja kemi dhënë vetëm Gramoz Fadil Vokrri dhe askujt tjetër”, shkruhet në emailin e nisur nga KF KIKA në drejtim të FFK’së.

Poashtu në email është bashkangjitur edhe deklarata e delegatit të klubit të KIKA, Naim Biqkaj.
“Unë, Naim Biçkaj, nga Hogoshti Komuna Kamenicë, jam kryetari i klubit të futbollit KIKA, njëherit përfaqësoj klubin KIKA në Kuvendin e FFK’së që do të mbahet me 06.04.2022. Nën përgjesinë morale, materiale dhe penale deklaroj se kam mbështetur dhe mbështes, përmes fletënënshkrimit tim z.Gramoz Vokrri, kandidat për kryetar të FFK’së. Asnjë palë apo person nuk mundet të përdori ndonjë kinse fletënënshkrim tjetër në emër apo për llogari të tjerëve, përpos Gramoz Vokrri.

Vlen të theksohet se deri më tani kandidaturën për kryetar të FFK’së e kanë shpallur Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri. Ky i fundit dje ka deponuar 16 nënshkrimet e nevojshme për kandidim, kurse Ademi po pretendon se i ka 44 të tilla.
Zgjedhjet do të mbahen me 6 prill të këtij viti.
/GazetaBlic Sport


