Lajme

Prokuroria jep detaje për oficerin korrektues që u arrestua dje

03/17/2022 10:05
nga:Q R

Oficeri i lartë korrektues, B.R. në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, është arrestuar dje për veprën penale marrje e ryshfetit.

Në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit thuhet se personi në fjalë dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.

“Me aktvendim të prokurorit, i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

Një burrë i fshehur në kuti rrobash për fëmijë, kapet duke ikur nga Ukraina