Sporti

Dita dhe ora e hedhjes së shortit për ndeshjet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve

03/16/2022 23:44
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Chelsea dhe Villarreal janë dy skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Chelsea mposhti Lille me rezultat 1 me 2, atje ku rezultati i përgjithshëm ishte 1 me 4 pas dy ndeshjeve.

Befasia e madhe ndodhi në Itali, atje ku Villarreal e mposhti Juventusin dhe siguroi kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Moreno,Pau Torres dhe Danjuma shënuan golat e fitores për skuadrën mysafire për rezultatin 0 me 3.

Këto janë të gjitha skuadrat e kualifikuara për çerekfinalen e këtij kompeticioni.

Bayern Munich, Liverpool, Manchester City, Real Madrid, Atletico Madrid, Benfica, Chelsea, Villarreal.

Shorti do të hidhet të premtën në ora 12:00.

/GazetaBlic Sport/