Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.
Chelsea dhe Villarreal janë dy skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.
Chelsea mposhti Lille me rezultat 1 me 2, atje ku rezultati i përgjithshëm ishte 1 me 4 pas dy ndeshjeve.
Golashënuesi i Chelseas, Cesar Azpilicueta ka folur pas triumfit në këtë takim.
“Nuk ka qenë normale javët e fundit, por ne duhet të bëjmë atë që është në duart tona, që është të stërvitemi sa më mirë që mundemi. Sonte ishte një lojë e vështirë dhe sigurisht që jemi të lumtur që kaloj.
“Në pjesën e parë ne nuk filluam shumë mirë, e dinim se do të ishte e vështirë, ndonjëherë luajtëm në hapësira dhe bënim disa gabime – reagimi ishte i mirë, ne shënuam.
“Ky grup lufton kundër gjithçkaje, ne e dimë se duhet të bëjmë më të mirën në fushë, qëndrojmë së bashku dhe shpresojmë që të kemi një sezon shumë të mirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


