Lajme

Bildt publikon foton e heqjes së flamuri rus nga Këshilli i Evropës

03/16/2022 20:50
nga:Astrit Gashi

Rusia sot është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, sipas një procedure që nisi me 25 shkurt, vetëm një ditë pasi filloi pushtimi i Ukrainës me ndërhyrje ushtarake.

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka publikuar në Tëitter fotografinë nga momenti kur është hequr flamuri rus nga mesi i flamujve të shteteve anëtare të KE-së.

“Flamuri rus u hoq në Strasburg. Një epokë shprese në Evropë edhe zyrtarisht mori fund”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.