Sporti

Kurt Zouma do të del para gjykatës për shkak se u pa duke rrahur një nga macet e tij

03/16/2022 19:38
nga:Mergim Rreci

Pas një videoje të postuar në rrjetet sociale, në të cilën mbrojtësi i West Ham, Kurt Zouma, shihej duke rrahur një nga macet e tij, Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve, një shoqatë angleze që promovon mirëqenien e kafshëve, ka paraqitur një ankesë kundër Kour  Zouma dhe vëllait të tij.

Lajmin e bën televizioni Sky, i cili nënvizon se deri më tani nuk ka ende një datë që lojtarët të dëgjohen në gjykatë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Zouma u gjobit nga West Ham dhe vëllai i tij Yoan u pezullua nga divizioni i pestë anglez Dagenham & Redbridge FC, ndërsa autoritetet vazhduan me sekuestrimin e maceve të francezit.

Ai mund të dënohet edhe me burgim.

/GazetaBlic Sport/