Lajme

Biden ndan 800 milionë dollarë shtesë për Ukrainën

03/16/2022 19:00
nga:Astrit Gashi

Presidenti amerikan, Joe Biden zbuloi se do të ndajë 800 milionë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë e Ukrainës.

“Këto janë transferime të drejtpërdrejta të pajisjeve nga Departamenti ynë i Mbrojtjes te ushtria ukrainase, për t’i ndihmuar ata ndërsa luftojnë kundër këtij pushtimi. Falënderoj Kongresin për miratimin e këtyre fondeve”, tha Biden.

“Kjo pako e re do të ofrojë ndihmë të paprecedentë për Ukrainën. Ajo përfshin 800 sisteme kundërajrore për t’u siguruar që ushtria ukrainase mund të vazhdojë të ndalojë aeroplanët dhe helikopterët që kanë sulmuar popullin e tyre dhe të mbrojë hapësirën ajrore të Ukrainës”, tha presidenti amerikan.

“Bota është e bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe vendosmërinë tonë detyruar presidentin rus, Vladimir Putin, të paguajë një çmim shumë të rëndë”, vazhdoi Biden.

“Amerika po udhëheq këtë përpjekje, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, duke ofruar një nivel të madh sigurie dhe ndihme humanitare që ne po i shtojmë sot dhe do të vazhdojmë të bëjmë më shumë në ditët dhe javët në vijim”, tha ai.