Arianit Ahmeti ka reaguar edhe njëherë për zgjedhjet që do të mbahen për të parin e FFK-së.
Ahmeti tha se delegatët e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, sot përfunduan 50 % të obligimit të tyre duke publikuar mbështetjën e tyre, ndërsa 50 % tjetër do ta dëshmojnë me votë se ndryshimi do të ndodhë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai tutje shtoi se nuk ka fuqi që e ndal vullnetin e delegatëve dhe se të kota janë veprimet e disa individëve të cilat e krijuan kaosin dhe prishën imazhin e FFK-së tani e një kohë dhe tash nga paniku dëshirojnë që me metoda të vjetra të eleminojnë kandidatët tjerë, duke tentuar të krijojnë monopole.
Ja postimi i tij i plotë.


