Sporti

Govori deklarohet për sulmin e Agim Ademit ndaj tij: Më kapi për fyti!

03/16/2022 17:46
nga:Mergim Rreci

Gjatë ditës së sotme është raportuar se ka ndodhur një sulm në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka sulmuar fizikisht punëtorin e FFK’së, Artan Govorin, sipas këtyre raportimeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Govori para mediave e ka pranuar këtë gjë, duke thënë se është kapur për fyti nga Ademi. Madje, ai tha se Ademi ka angazhuar edhe njerëz në përcjellje, se më kë po shoqërohen punëtorët e FFK-së.

Gjatë deklarimit të tij, ndërhyri edhe kryetari i “Dardanëve”, Luli Berisha, i cili i tha Govorit të mos e gënjejë opinionin.