Sporti

Eden Hazard gjithmonë e më pranë rikthimit në Premier League

03/16/2022 17:28
nga:Mergim Rreci

Eden Hazard është në sezonin e tij të tretë në Real Madrid.

Sipas Foot Mercato, sulmuesi ndërkombëtar belg 31-vjeçar tashmë është kontaktuar nga Arsenali për të nënshkruar me klubin londinez në fund të sezonit, pavarësisht se ka edhe një vit në kontratën e tij me skuadrën e Bernabeut, përcjell GazetaBlic Sport.

Foot Mercato gjithashtu thekson se Hazard është një nga prioritetet e Mikel Arteta, trajnerit spanjoll të Topçinjve, për sezonin e ardhshëm.

Hazard nuk ka qenë i lumtur me aventurën e tij në Spanjë dhe kjo mund të jetë një arsye shtesë që ai të kthehet përsëri në Premier League, por tashmë te rivali i Chelseas.

/GazetaBlic Sport/