Planet e Sllovenisë dhe Kroacisë për të furnizuar Ukrainën me armë vdekjeprurëse janë një aventurë, tha zyrtari rus Yuri Philipson.
“Planet e kumtuara nga Sllovenia dhe Kroacia për dërgimin e armëve vdekjeprurëse regjimit të Kievit janë të pakuptueshme. Iniciatorët e kësaj aventure duhet të jenë të vetëdijshëm se kundër kujt do të përdoren ato armë,” tha Philipson, drejtori i Departamentit të Katërt Evropian të Rusisë në Ministrinë e Jashtme.
“Sa i përket aktiviteteve të paligjshme të të huajve në territorin e Ukrainës, mercenarëve, furnizimit me armë, pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Një aktivitet i tillë pengon më tej normalizimin, trondit rajonin, çon në degradim të sigurisë. Ne ua paraqesim këto vlerësime të gjithë partnerëve”, shtoi ai.
Drejtori i departamentit deklaroi se pala ruse ishte “disi konfuze” nga reagimi i zyrtarëve sllovenë për sa i përket nivelit të rusofobisë.
“Marrëveshjet ndërinstitucionale po shkelen në mënyrë të njëanshme. Qytetarët e Sllovenisë po refuzojnë dekoratat shtetërore ruse, po ndërmerren veprime armiqësore kundër misioneve tona në Lubjanë”, tha Philipson.


