Skuadra e Llapit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores 2:0 ndaj Gjilanit.
Drilon Fazliu dhe Firmino kanë shënuar në këtë ndeshje për të mposhtur Gjilanin dhe dërguar ekipin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Batatina u shpreh shumë i lumtur për fitoren e sotme.
“Është një ndjenjë e veçantë, sepse ky stadium ka dhënë shumë legjenda më herët të futbollit dhe talentë dhe jane meritor të futbollit të Kosovës. Ne këtë stadium gjithmonë do të ketë spektakël. Në çdo aspekt e kemi dominuar Gjilanin. Kur unë i bëjë zëvendësimet edhe Mourinhon me pasë kundërshtarë ta shkatërrojë”, tha Batatina për Art Sport.
/GazetaBlic Sport


