Skuadra e Llapit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores 2:0 ndaj Gjilanit.
Drilon Fazliu dhe Firmino kanë shënuar në këtë ndeshje për të mposhtur Gjilanin dhe dërguar ekipin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ismet Munishi pas ndeshjes u shpreh i zhgënjyer me humbjen e sotme.
“Me të thënë të drejtën ne e kishim kundërshtarin më të fortë të mundshëm, se ka ngec në pikë dhe kane ambice Kupën, ka një skuadër të mire, jam i kënaqur me ekipin”, tha fillimisht Munishi për ‘Art Sport’.
“Ne kemi tentu me i ndjekë të dy trofetë, tani sjemi më në Kupë, tani na mbetet vetëm kampionati dhe do te luftojmë fuqishëm për titullin kampion”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


