Lajme

Zgjidhja e ofruar nga Ukraina, një version i ri i shtetit

03/16/2022 12:51
nga:Astrit Gashi

Ndihmësi i presidentit rus Vladimir Putin, Vladimir Medinski, tha se Kievi po ofron një version austriak ose suedez të neutralitetit për Ukrainën.

Ai vuri në dukje se janë duke u shqyrtuar një sërë çështjesh, që lidhen me madhësinë e ushtrisë ukrainase.

“Ukraina po ofron një version austriak, suedez të një shteti neutral të demilitarizuar, por në të njëjtën kohë një shtet me ushtrinë dhe flotën e vet detare. Të gjitha këto çështje po diskutohen në nivel të udhëheqjeve të ministrive të mbrojtjes të Rusisë dhe Ukrainës. ” u tha Medinski gazetarëve.

Tema e denazifikimit të Ukrainës mbetet në tryezën e bisedimeve, shtoi ai Medinski.

“Tema e denazifikimit dhe ndëshkimit më të rreptë për glorifikimin e nazizmit, neonazizmit, ekstremizmit është ende një pikë e rëndësishme në agjendën e negociatave”, tha ai, duke e cilësuar këtë si kusht të Moskës.

“Ne kemi nevojë për një Ukrainë paqësore, të lirë, të pavarur, neutrale, jo një anëtare e NATO-s, një vend që është miku ynë, fqinji ynë,” tha Medinski.

“Fjalë për fjalë çdo çështje, çdo shkronjë në kontrata duhet të diskutohet me shumë kujdes, sepse ne duam që kjo të jetë një marrëveshje për breza. Që edhe fëmijët tanë të jetojnë në një botë, themelet e së cilës janë hedhur nga ky proces kontraktual”, nënvizoi ai.