Sporti

Këto janë klubet që mbështesin Gramoz Vokrrin në garën për kryetar të FFK’së

03/16/2022 12:31
nga:L J

Gramoz Vokrri edhe zyrtarisht ka dërguar 16 nënshkrimet e nevojshme nga klubet për të paraqitur kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Zgjedhjet në FFK do të mbahen me 6 prill, teksa deri më tani kandidaturën e kanë shpallur Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri, të cilët edhe priten të jenë dy personat që do të garojnë pas tri javësh, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubet që kanë mbështetur Gramoz Vokrrin në garën e tij për kryetar të FFK’së janë:

  • FC Drita
  • FC Prishtina
  • FC Drenica
  • FC Malisheva
  • FC Ulpiana
  • KF Trepça 89′
  • KF Kika
  • KF Vllaznia
  • Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjakovës
  • Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit

Vlen të potencohet se Vokrri theksoi se ka mbështetje të madhe, por ka deponuar vetëm 16 nënshkrime, të cilat edhe ia mundësojnë që ai të garojë për kryetar të FFK’së.

/GazetaBlic Sport