Kryetari i Trepçës 89′, Abedin Zeka ka folur në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në Federatën e Futbollit të Kosovës.
FFK do të mbajë zgjedhjet me datën 6 prill e deri më sot janë paraqitur dy kandidatë për këtë pozitë, kryetari aktual, Agim Ademi dhe djali i legjendës, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri, shkruan GazetaBlic Sport.
Gramoz Vokrri para pak minutave ka dërguar në FFK 16 nënshkrimet që atij ia mundësojnë kandidimin.
Në lidhje me zgjedhjet, Abedin Zeka thotë se do të shoh se çfarë planprogrami kanë kandidatët, teksa nuk e mohon se dëshiron ndryshime në këtë institucion.
“Të shohim së pari programet, vota është e fshehtë. Të gjithë kanë dëshirë të ulen në karrigen e kryetarit, por të shohim se kush punon për klubet”, tha fillimisht Zeka, kryetari i Trepçës 89′ për ‘GazetaBlic Sport’.
“Jam për ndryshime, FFK është e ngulfatur. Ju kanë dhënë parat si shkollave të futbollit, si klubeve, kjo është bërë për interese e qëndrime, e dinë ata më mirë”, përfundoi Zeka.
/GazetaBlic Sport


