Lajme

Arrestohen dy persona të dyshuar në aksionin “Brezovica 3”

03/16/2022 12:10
nga:Genita C

Dy persona të dyshuar janë ndaluar në aksionin “Brezovica 3” që nisi mëngjesin e kësaj të mërkure.

Prokuroria Themelore e Ferizajt bën të ditur se janë kontrolluar dhe bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.

Persona e arrestuar me vendim të Prokurorit të Shtetit janë N.G,- doganier dhe S.I, – kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”.

Të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.