Lajme

Kryeministri polak, ai çek dhe slloven hyjnë në territorin e Polonisë pas vizitës në Kiev

03/16/2022 11:04
nga:Gazeta Blic

Delegacionet, përfshirë kryeministrat, atë të Polonisë, Republikës së Çekisë dhe të Sllovenisë kanë arritur në territorin polak pas vizitës së tyre në Kiev.

Kumtin për këtë e ka dhënë zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë.

“Kryeministri polak, ai slloven dhe ai i Republikës së Çekisë bashkë me delegacione janë kthyer të sigurt nga Kievi në Poloni”, ka shkruar Piotr Muller në Twitter.