Sporti

Scholes: Manchester United ka nevojë për një trajner të cilit i frikësohen lojtarët

03/16/2022 09:32
nga:L J

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes beson se “Djajtë e Kuq” kanë nevojë për një trajner më të ashpër.

Skuadra angleze dje u eliminua nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 0:1 në “Old Trafford” nga Atletico Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.

Scholes tha se nëse Simeone do të ishte trajner i Manchester United, atëherë klubi anglez do të vazhdonte tutje në kompeticionin më të madh të futbollit evropian.

“Manchester United ka nevojë për një trajner të cilit i frikësohen lojtarët”, tha Scholes në BT Sports.

/GazetaBlic Sport