Showtime

Pas puthjes me Jasminën, Ardian Bujupi publikon pamje të reja nga xhirimet e klipit

03/16/2022 08:52
nga:Genita C

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, duket se gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në trojet shqiptare për realizimin e një videoklipi të ri.

Ai është duke punuar në këngën e re të quajtur “Tranova”, ku si protagoniste në video ka ish-konkurrenten e “Përputhen”, Jasmin Kadriu.

Me këtë të fundit kanë qarkulluar disa fotografi, në të cilat kanë shkëmbyer edhe puthje me njëri-tjetrin.

Kjo mbase mund të jetë bërë për xhirimet e klipit, duke qenë se fansat kanë aluduar se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

Projekti i radhës është paraparë të lansohet më datën 1 prill, gjersa kanë mbetur edhe pak ditë deri te plasimi në treg.

I njëjti duhet theksuar që prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)