Lajme

“Le qeverinë por fol për ministrinë tënde o vlla” – Debat i ashpër mes ministrit Peci e Metës

03/16/2022 01:12
nga:Gazeta Blic

Ministri i Bujqësisë një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin Politiko në Kanal10 ka treguar që për herë të parë institucionet e Kosovës kanë subvencionuar naftën dhe plehrat për fermerët dhe bujqit.

Në debatin në Politiko ku po diskutohet edhe për shtrenjtimin e çmimeve, Peci ka treguar se me çfarë përkrahje i ka gjetur bujqit e Kosovës në kohën kur ka pranuar detyrën.

“Po është e vërtetë që për herë të parë. Për herë të parë suvencionohet plehrat për fermerët dhe bujqit si dhe nafta. Për herë të parë institucionet e Kosovës, në këtë rast ministria e Bujqësisë e mbulon akcizën e naftës për fermerët. 54 për çdo hektar të mbjell për të të gjitha kulturave bujqësore do t’i kompensohet çdo fermeri”, tha Peci në Politiko.

“Përkrahja nga ministria e Bujqësisë do të jetë 474 euro që është më e madhja përkrahje në rajon. Drithërat i kemi gjetur me 150 euro përkrahje, e kemi rritur në 474 euro përkrahje. Ndërsa drithërat i kemi gjetur me 150 euro, I kemi rrit në 474 euro ndërsa, perimet I kemi rritur në mbi 600 euro përkrahje”, shtoi ministri Peci.

Por, pas këtyre deklaratave të ministrit Peci ka reaguar komentatori politik në Politiko, Bardhyl Meta.

“Kolegë tuaj të VV-së po thonë se ke pru rend, rregull dhe ligj në atë ministri. Si dhe burgosjet dhe aktgjykimet që I ka bërë Prokuroria aty, unë kam burime tjera jo prej Besian Mustafës port ë tjerëve. A I keni iniciuar ju ato aktakuza”, pyeti Meta ministrin Peci.

Por, I pari I ministrisë së Bujqësisë tha se të gjitha dokumentacionet që I kanë vërejtur I kanë raportuar sit ë dyshimta.

“E para është interesant dhe indikativë se si ke informacione se si funksionojnë organet e rendit dhe ndjekjes. E dyta asnjëherë skam pretenduar se unë po ndikojë në arrestimet e tyre. Është fakt I ditur se çdo dokumentacion dhe raport që unë kam vërejtur, ne si kabinet I kemi ndje si obligim ligjor dhe kanë ndërhy në luftimin e këtyre dukurive që kanë ekzistuar në të kaluar”, tha ministri Peci.