Sporti

Kapiteni i Atletico Madrid, Koke: E merituam kalimin tutje, Oblak është portieri më i mirë në botë

03/15/2022 23:29
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Atletico Madrid, Koke ka folur pas kualifikimi të madh në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ai tha se skuadra e tij e meritoi fitoren edhe në ndeshjen e parë, por që lufutan shumë për të ardhur deri këtu, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne e merituam fitoren në ndeshjen e parë, por luftuam kaq shumë këtu për të marrë atë që meritonim”.

“Ne duam të shkojmë larg në kompeticion dhe është e pabesueshme të jemi ende në të. Është e rëndësishme për ne që të jemi ende në Ligën e Kampionëve në atë që është një sezon lart e poshtë.”

“Për mua, Jan Oblak është portieri më i mirë në botë. Ai e ka treguar këtë edhe një herë sonte”, përfundoi Koke.

/GazetaBlic Sport/