Sporti

Manchester United eliminohet nga Liga e Kampionëve, Atletico Madrid dhe Benfica kalojnë tutje

03/15/2022 22:58
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Manchester United është eliminuar nga ky kompeticion, duke u mposhtur nga Atletico Madrid me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Një gol i Lodit vendosi gjithçka në këtë takim, me Ronaldon me shokë që nuk arritën dot të bëjnë më pas përmbysjen e madhe.

Atletico Madrid i bashkohet tashmë skuadrave tjera që kanë siguruar kalimin tutje, ashtu siç i bashkohet edhe skuadra e Benficas.

Skuadra portugeze ka triumfuar në Holandë ndaj Ajaxit, me rezultatin përfundimtar që ishte 0 me 1. Nunez shënoi golin e madh të kualifikimit, pasi që nedshja e parë kishte përfunduar 2 me 2.

/GazetaBlic Sport/