Lajme

Fillon vendosja e stikersave identifikues për makinat e regjistruara, “zhduken” ato pa regjistrim

03/15/2022 20:43
nga:Donika Fetahu

Nga kjo e martë, nga një stiker do të ngjitet te çdo automjet që merr leje qarkullimi, pasi ta ketë kryer edhe sigurimin njëvjetor.

Sipas zëvendësministrit të Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në ketë mënyrë mund të anëtarësohemi në kartonin e gjelbër.

E krahas sigurisë, lajmi i mirë për qytetaret është se shpenzimet për stikerat i merr përsipër Byroja e Sigurimeve.