Sporti

Ky është klubi i parë që mbështet zyrtarisht Gramoz Vokrrin për kryetar të FFK’së

03/15/2022 20:24
nga:Mergim Rreci

Gramoz Vokrri ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të FFK-së.

Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi, e bëri këtë njoftim para pak minutave me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai do t’i deponojë nënshkrimet e siguruara nesër në ora 11:00.

Klubi i parë i cili publikisht ka shprehur mbështetjën për të është FC Vitia. Klubi i ka uruar sukses Gramozit, duke deklaruar përkrahjen për të.

Kujtojmë që deri më tash janë dy kandidatë të zyrtarizuar, Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri.

/GazetaBlic Sport/