Sporti

Zyrtare: Gramoz Vokrri kandidat për kryetar të FFK-së

03/15/2022 20:15
nga:Mergim Rreci

Gramoz Vokrri ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të FFK-së.

Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi e bëri këtë njoftim para pak minutave me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai do t’i deponojë nënshkrimet e siguruara nesër në ora 11:00.

Kujtojmë që deri më tash janë dy kandidatë të zyrtarizuar, Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri.