Manchester United dhe Atletico Madrid do të përballen sonte duke filluar nga ora 21:00 në Old Trafford në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante në “Old Trafford”, atje ku dy skuadrat kërkojnë kualifikimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati i takimit të parë lë të hapur mundësinë për të dyja taboret.
Manchester United ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit të UEFA Champions League në shtëpi kur kishte para vetës një kundërshtar spanjoll, por as Atletico Madrid nuk ka shumë statistika të mira ndaj kundërshtarëve anglezë.
Ja formacionet zyrtare të këtij takimi.

/GazetaBlic Sport/


