Lajme

VV braktisë seancën ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve / Krasniqi: Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë!

03/15/2022 19:36
nga:Gazeta Blic

Kuvendi i Kosovës sot po mban një seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngritjen e çmimeve në vend të thirrur nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Por, përveç ministres së Tregtisë Rozeta Hajdari, askush nga kabineti qeverisë dhe nga Grupi Parlamentar i VV-së nuk është prezent në sallë, në këto momente kur po zhvillohet seanca, shkruan GazetaBlic.com

E kjo ka nxitur deputeten nga LDK Rrezarta Krasniqi, të publikoj një reagim lidhur mungesën e tyre në seancë.

“Një qeveri që nuk brengoset aspak për qytetarët”, ka thënë ajo në një reagim të publikuar në profilin e saj në Facebook.

Reagimi i plotē:

Një qeveri që nuk brengoset aspak për qytetarët!

Aktualisht Kuvendi i Republikës së Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngritjen e çmimeve të produkteve bazike, por askush nga pushteti nuk është prezent në sallë për të adresuar shqetësimet e qytetarëve, përveç ministres Rozeta Hajdari.

Kjo është fytyra e vërtetë e Qeverisë.