Lajme

Krasniqi mbledh Kryesinë e PDK-së, kjo është arsyeja

03/15/2022 18:27
nga:Donika Fetahu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, ka bërë të ditur se ka mbledhur Kryesinë e partisë në një takim të përbashkët.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se zhvillimet politike në vend, rajon dhe Evropë, situata e sigurisë, kriza ekonomike, shqetësimet e qytetarëve në raport me rritjen e çmimeve të produkteve, janë tema që duhet të trajtohen seriozisht.

Ai ka shtuar se PDK-ja si lidere e opozitës në Kosovës mbetet e përkushtuar që krahas reformave dhe angazhimit të bazuar në kompetencë, të ofrojë alternativa të mirëfillta qeverisëse.

Në këtë kuadër, ai ka paralajmëruar se së shpejti, PDK do ta finalizojë atë që në opinion njihet si “Qeveria nën hije”, të cilën subjekti i tij e ka paralajmëruar që disa muaj.

“Bashkë folëm edhe për përgatitjet rreth themelimit të Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, i cili do të finalizohet së shpejti”, ka shkruar Krasniqi.

Postimin e plotë: