Sporti

Rikthehet Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet e çerekfinales së kësaj gare

03/15/2022 18:06
nga:Mergim Rreci

Kupa e Kosovës vjen nesër me ndeshje shumë interesante.

Kampioni në fuqi, Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përcjell GazetaBlic Sport.

Këto dy skuadra u përballen në javën e kaluar në Superligë, ndeshje kjo që pasoi me shumë polemika.

Takim tjeter mjaft interesant pritet të zhvillohet edhe në Suharekë. Ballkani e cila është duke kaluar formë të lartë, do të jetë nikoqir i Prishtinës, e cila pas një periudhe të vështirë është rikthyer te fitoret.

Drita në anën tjetër e pret Ulpianën në shtëpi, ndërsa ndeshje interesante pritet të jetë edhe përballja mes skuadrave të Ligës së Parë mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Ndeshjet e plota:

Ballkani – Prishtina

Llapi – Gjilani

Drita – Ulpiana

Ramiz Sadiku – KEK-u