Sporti

Ministria e Infrastrukturës së Shqipërisë reagon në lidhje me jahtin e Roman Abramovich

03/15/2022 17:30
nga:Mergim Rreci

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ka reaguar pas një lajmi që është publikuar në mediat vendase, se jahti luksoz i manjatit rus, Roman Abramovic, ka hyrë në ujërat territorialë shqiptarë.

Me anë të një njoftimi për mediat, ministria e mohon këtë informacion duke shtuar se mjeti lundrues “Solaris”, është duke lëvizur në ujërat ndërkombëtare midis Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas ministrisë, jahti i Abramoviç, ka lënë portin Marina Montenegro të Malit të Zi, dhe po lëndron drejt Detit Mesdhe.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës:

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramoviç, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:

Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe.

Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë.