Lajme

Rusia edhe zyrtarisht u largua nga Këshilli i Evropës

03/15/2022 17:28
nga:Astrit Gashi

Është marrë vendimi përfundimtar për tërheqjen e Rusisë nga Këshilli i Evropës dhe letra përkatëse e Ministrit të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov i është dorëzuar sot Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Me daljen nga Këshilli i Evropës, Rusia do të detyrohet të heqë dorë nga zbatimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rusia javën e kaluar kishte paralajmëruar se nuk do të marrë më pjesë në punën e Këshillit të Evropës, me arsyetimin se “beson se ky institucion po shndërrohet në një platformë për narcizmin perëndimor dhe aktivitete subversive ndaj Moskës”.

“Moska nuk do të marrë pjesë në kthimin e Këshillit të Evropës në një platformë për narcizmin perëndimor të NATO-s dhe BE-së. Shijoni njëri-tjetrin, por pa Rusinë,” kishte deklaruar më 10 mars ministria e Jashtme e Rusisë.