Lajme

Në Ukrainë vritet kamermani i Fox News

03/15/2022 16:37
nga:Astrit Gashi

Fox News ka konfirmuar se kameramani, Pierre Zakrzewski u vra dje në Ukrainë.

Zakrzewski ishte duke udhëtuar me gazetarin britanik Benjamin Hall në atë kohë, sipas CNN. Hall u plagos rëndë pasi u godit në këmbë me predha.

Mësohet se zoti Hall mbetet i shtruar në spital në Ukrainë.

Vdekja e Zakrzewski vjen disa ditë pas vdekjes së gazetarit amerikan Brent Renaud, i cili u qëllua për vdekje në Irpin.