Lajme

Dodik zotohet se nuk do ta shkëpusë Republikën Serbe nga Bosnja

03/15/2022 16:34
nga:Astrit Gashi

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik është zotuar sot para deputetëve të Parlamentit Evropian se ai nuk synon ndarjen e shtetit.

Ai tha se Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë është e përkushtuar ndaj premtimeve të Marrëveshjes së Dejtonit.

“Republika Serbe është e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Dejtonit, Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës ashtu siç është pajtuar dhe kjo dëshmohet edhe në këto momente kur duhet të qëndrojmë larg spekulimeve”, tha Dodik, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian.

“Asnjë plan, asnjë lëvizje e Republikës Serbe nuk po realizohet për t’u shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina”, tha ai.