A e dini pse ndonjëherë ndodh që hunda t’ju “qelbet”?
Nëse keni një erë të pakëndshme në hundë që ndihet që në momentin që ngriheni dhe qëndron gjatë ditës, shkaku mund të jetë një nga disa probleme shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Sinusiti
Sinusiti, i njohur më mirë si infeksion i sinusit, manifestohet me simptoma të tilla si ndjenja e presionit në sinus, mbyllje e hundës ose rrjedhje e hundës, dhimbje në zgavrat e sinusit, dhimbje koke dhe erë e keqe. Shumica e rasteve të sinusitit zgjasin nga tri deri në tetë javë, ndërsa infeksionet që zgjasin më shumë se 12 javë quhen sinusit kronik. Për fat të mirë, kjo gjendje zakonisht largohet vetvetiu dhe në raste të rënda, përshkruhen antibiotikë.
Higjiena e dobët e dhëmbëve
Bakteret mund të qëndrojnë në zgavrat e dhëmbëve, duke lëshuar gazra të pakëndshme si squfuri ndërsa shpërbëhen. Këto gazra mund të kalojnë nëpër vrima të vogla në pjesën e pasme të gojës që lidhen me sinuset dhe shkaktojnë një erë të pakëndshme në hundë.
Pirja e duhanit
Cigaret dhe duhani që përtypet përmbajnë kimikate që dobësojnë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, duke shkaktuar erë të keqe të gojës, sëmundje dentare dhe ndonjëherë erë të pakëndshme. Përveç kësaj, pirja e duhanit mund të prishë shqisën e nuhatjes, në mënyrë që diçka që mund të mos jetë e pakëndshme, e përjetoni si erë të keqe.
Probleme me tretjen
Gjendje të tilla si refluksi acid mund të shkaktojnë shije të keqe në gojë dhe erë të keqe. Gjendje të tjera të lidhura me erën e keqe të gojës, edhe pse më pak të zakonshme, përfshijnë diabetin, sëmundjet e mëlçisë dhe sëmundjet e veshkave.