Maluma u befasua nga pritja që iu bë në Tiranë.
Në një moment atij dikush i hodhi në skenë një palë reçipeta të kuqe.
Ai i mori, i pa mirë e mirë e më pas i vari në mikrofon. Nuk iu drejtua fanses që i hodhi, kështu që ‘pronarja’ e reçipetave mbeti enigmë.
Në rrjetet sociale qarkulloi fotoja e këngëtarit latin me reçipeta dhe komentet nuk kishin të sosur.
Një prej tyre ishte edhe modelja Kejvina Kthella e cila komentoi poshtë një fotoje një zemër të thyer, duke lënë të aludohet se reçipetat mund të ishin të sajat.