Thomas Tuchel, trajneri i Chelseat, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Lille.
Tuchel foli për problemet me të cilat po përballet klubi për shkak të sanksioneve që Anglia ka vendosur ndaj pronarit të klubit, Roman Abramovich, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk mund të them se ka më shumë pasiguri, situata është e njëjtë si në ditët e mëparshme. Do të kemi gjëra për të diskutuar, si do të shkojmë në ndeshje, gjëra që zakonisht menaxhohen nga ekipi organizator. Më parë nuk ishte kështu, ka pasur tema që nuk ishim mësuar t’i diskutonim – por tani duhet t’i bëjmë”, tha Tuchel.
“Do t’i kushtojmë më shumë kohë, më shumë orë për të gjetur zgjidhje për ndeshjen e nesërme që të kalojmë tutje dhe ne gjithashtu duam të luajmë ndeshjen e së shtunës në FA Cup dhe të kalojmë poashtu tutje”, përfundoi ai.


