Sporti

Atletico Madrid me disa mungesa për ndeshjen e sotme ndaj Manchester United

03/15/2022 08:55
nga:L J

Atletico Madrid ka disa mungesa për përballjen e sotme në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.

Ndeshja mes Atl Madrid dhe Manchester United zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë përfundoi me barazimin 1:1.

Sonte për Atletico në Old Trafford do të mungojnë Sime Vrsaljko, Daniel Wass, Thomas Lemar dhe Matheus Cunha.

Por Diego Simeone do të ketë Geoffrey Kondogbia, Mario Hermoso dhe Jose Maria Gimenez në dispozicion për përzgjedhje pasi ata udhëtuan me skuadrën, pas problemeve të lëndimeve.

Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit:

Atl Madrid: Oblak; Llorente, Savic, Gimenez, Reinildo, Lodi; Koke, Herrera, Kondogbia; Felix, Griezmann.

/GazetaBlic Sport