Marina Ovsyannikova, ish-gazetare në televizionin Channel One, ku ajo protestoi kundër luftës gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, duke dal me një pankartë prapa moderates se këtij kanali të kontrolluar nga Kremlini, para se të ndërmerrte këtë aksion, beri një video-xhirim, në të cilin ajo për luftën në Ukrainë fajësoi Presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.
“Ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është krim, e Rusia është agresori. Përgjegjësinë për agresionin duhet ta merr vetëm një person, e ai person është Vladimir Putin. Babai im është ukrainas, nëna ruse – ata kurrë nuk ishin armiq. Kjo qafore është simbol i faktit që Rusia duhet të ndalë këtë luftë dhe popujt tonë të jenë në gjendje sërish të ribashkohen”, tha Ovsyannikova.
“Për fat të keq, viteve të fundit kam punuar në Channel One. Kam bërë propagandën e Kremlinit dhe ndihem e turpëruar për këtë, që kam lejuar të gënjej njerëzit përmes ekranit televiziv, dhe kam lejuar që populli rus të bëhet ‘zombie’. Nuk e kemi thënë as edhe një fjalë në vitin 2014 kur gjithçka filloi. Nuk protestuam kur Kremlini helmoi Navalnyn. Kemi vëzhguar në heshtje këtë regjim jo human. Tani e tërë bota është kthyer kundër nesh”, ka shtuar gazetarja ruse.


