Lajme

Morawiecki:”Rusia dëshiron të krijojë panik”

03/14/2022 22:44
nga:Astrit Gashi

Sulmi i Rusisë në një bazë ukrainase pranë kufirit me Poloninë kishte për qëllim krijimin e panikut, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

“Sulmi me raketë vetëm 20 kilometra nga kufiri ynë tregon se si po vepron Rusia. Rusia dëshiron të krijojë panik në mesin e popullatës civile,” tha Moravjecki në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij nga Ukraina dhe Lituania, raporton Reuters.

Të paktën 35 persona u vranë në një sulm në bazën e trajnimit në Javoriv, e cila ndodhet pranë kufirit me Poloninë.

Më herët, zëvendësministri i Jashtëm polak Marcin Przydac tha për BBC se sulmi i djeshëm me raketa në bazën ushtarake ukrainase ishte një përpjekje për të kërcënuar NATO-n.