Showtime

Arjan Konomi largohet nga “Për’puthen”, Bora tregon se çfarë ndodhi

03/14/2022 21:32
nga:Donika Fetahu

Në ngjarje e paprecedent ka ndodhur në episodin e fundit të “Për’puthen” përgjatë tri sezoneve.

Opinionisti, Arjan Konomi ka lënë karrigen e tij papritmas gjatë emisionit.

Bora sqaron se ka pasur një përplasje mes atij dhe konkurrentes Mikelës e cila agravoi në ofendime personale si duket nga ana e opinionistit.

Më tej moderatorja njofton se ai do të marrë këto ditë pauzë nga emisioni e derisa e gjithë situata të qetësohet.