Lajme

Enver Dugolli: Situata në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll

03/14/2022 20:42
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të qetë sepse situata është nën kontroll.

Dugolli i pyetur se sa mund të ndikonte situate e krijuar në Ukrainë në gjendjen e sigurisë në vendin tonë, tha se institucionet tona kanë marrë vendime të duhura dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë.

“Kosova është rreshtuar me kohë me aleatët tanë, BE-në e SHBA-në dhe për këtë qytetarët duhet të jenë të qetë sepse situata është nën kontroll”, tha ai.

Dugolli tha se Serbia ka dhënë disa sinjale që nuk është duke ndenjur kot, prandaj ai konsideron se ekziston mundësia që Serbia të provojë diçka për destabilizim të situatën në Kosovës.

Sipas tij institucionet tona nuk duhet të rrinë duarkryq në mënyrë që të mos befasohemi.