Lajme

Ushtria ruse bllokon autokolonën humanitare për në Mariupol

03/14/2022 19:32
nga:Donika Fetahu

Forcat ruse kanë penguar një tjetër autokolonë me ndihma humanitare të arrijë në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Karvani i ndihmave nuk arriti në qytet për herë të dytë në 24 orë pasi forcat ruse e bllokuan atë që të shkonte drejt qytetit, tha nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, raporton Sky News.

Qyteti ka qenë i rrethuar për një javë e gjysmë, duke lënë shtëpitë të pluhurosura dhe njerëzit të dëshpëruar për ushqim, ujë, ngrohje dhe ilaçe.

Këto fotografi me dron tregojnë shkallën e dëmtimit: