Sporti

Militao mungon sot ndaj Mallorca të Vedat Muriqit

03/14/2022 19:21
nga:E K

Eder Militao është humbja e minutës së fundit të Real Madrid për ndeshjen në Mallorca, të hënën mbrëma.

Ish qendërmbrojtësi, i FC Porto, shfaqi simptoma të ngjashme me gripin dhe, si masë paraprake, Carlo Ancelotti vendosi t’i kursejë atij udhëtimin në Palma de Mallorca, shkruan GazetaBlic Sport.

Në vend të brazilianit, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi pritet të ketë punë me Alaban ose me Nachon.

Mbrojtësi brazilian pritet të kthehet në ndeshjen tjeter të “Los Blancos”.

/GazetaBlic Sport/