Lajme

Hoxhaj takohet me ambasadorin amerikan: Aleanca e Kosovës dhe SHBA-së është kyçe për të ardhmen euroatlantike

03/14/2022 18:54
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim, përveç situatës së sigurisë në rajon pas agresionit rus në Ukrainë, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët.Nënkryetari Hoxhaj, me këtë rast, shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadorit Hovenier në të gjitha proceset politike përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, Ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier, ka thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Nënkryetari Hoxhaj tutje është shprehur se partneriteti, aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyçe për të ardhmën tonë euroatlantike.​