Lajme

Vrasja në “City Club”, Gjykata jep dënimin prej 24 vitesh burg

03/14/2022 15:57
nga:N M

I akuzuari për vrasje të rëndë në kafiterinë “City Club” në Pejë,  G.E. është dënuar  nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 24 vite burgim.

E. akuzohet se më 2 janar 2010 në diskotekën “City Club”, në Pejë, kishte shtënë me armë zjarri, ku për pasojë i vrarë kishte mbetur B.Sh.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të ngritur më 25 nëntor 2016, thuhet se më 2 janar të vitit 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë i akuzuari G.E. , kishte hyrë me dy revole të tipit “TT” dhe kishte filluar të shtinte në drejtim tani të ndjerit B.Sh dhe V.K., i cili ishte plagosur.

Siç përshkruhet në aktakuzë, në natën kritike G. E. , shënjestër të vrasjes kishte anëtarin e familjes K. por që plumbi kishte goditur B.Sh, i cili kishte qëlluar afër tij.

Sipas aktakuzës, atë natë lëndime kishin pësuar edhe persona të tjerë që ishin mbledhur për të festuar, ndër ta edhe zyrtari policor, H. B.

IPK: Zyrtarët policorë që u arrestuan sot dyshohet se u përfshinë në mbi 400 veprimtari kriminale