Sporti

Probleme për Manchester United, dy super lojtarë në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

03/14/2022 15:32
nga:L J

Një garë e vërtetë me kohën.

Bruno Fernandes dhe Luke Shaw, munguan në ndeshjen e së shtunës të fituar nga Manchester United kundër Tottenhamit, por duan të jenë të disponueshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, do të duhet vetëm të presin deri nesër në mëngjes për të mësuar nëse mund të dalin në fushë kundër Atleticos.

Të dy rezultuan pozitivë për koronavirus në testet e kryera të shtunën e kaluar, siç shpjegohet nga Ralf Rangnick.

“Do të duhet të presim deri të martën, do të jetë një vendim i minutës së fundit”, tha trajneri.

/GazetaBlic Sport