Eder Militao nuk do të jetë sonte prezent në ndeshjen që Real Madrid do të luajë në Mallorca.
Këtë e ka bërë të ditur klubi spanjoll përmes faqeve zyrtare, duke mos specifikuar arsyet e kësaj mungese të minutës së fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas AS, megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një pushim paraprak, duke qenë se mbrojtësi brazilian është një nga tre lojtarët që duhet të tregohet i kujdesshëm (së bashku me Mendy dhe Casemiro) pasi nëse do ndëshkohej do të mungonte në El Clasicon kundër Barcelonës.
Ndeshja luhet sonte nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


