Nëse bejmë analiz të zhvillimeve që janë duke e karakteriziu situaten në botë në luften në mese Ukraines dhe Rusisë disi ka mbetur nën hije zhvillimeve ushtarake të ushtrisë së Serbisë që fillim vitit 2022 e tutje.
Pra sipas informacioneve , Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjitheshëm i Ushtrisë së Serbisë ka zhvilluar një mori trajnimesh/stërvitjesh ushtarake të ndërmarrura për gjatë dy muajve të parë të viti 2022 ku shihet angazhimi i gjithave njësive ushtarake të ushtrise se saj dhe sipas natyres se ushtrimeve të zhvilluara është një tregues i qartë dhe mesazh se çfarë kanë në mendje shteti serb.
Bazuar në deklarimet zyrtare të Presidentit të Serbis në arenën ndërkombetare duke paraqitur vendin e ti si një partner serioz në arritjen e “paqes” në rajon ndërsa në anen tjeter mendësia e ti shihet në gjitha aktivitetet ushtarake të cilat i ka deleguar të ministri linjes sepse në të kaluaren çdo ushtrim/trajnim/stërvitje ka marrë pjese Aleksander Vuqiqi.
Ndërsa në këto dy muaj të fundit aktivitetet është duke i përcjellur vetem Nebojsha Stefanoviqi duke tentuar të paraqes veten Presidentit i Serbis si njeri i dialogut dhe paqes e që në faktë në baze të aktiviteteve len shum për të kuptuar.
Aktivitetet ushtarake janë:
21.01.2022- Stërvitja e Brigades Tokësore në male e Kopanikut duke kryer stërvitjen për vëzhgim dhe obëservim në stinen e dimërit në kohe nate dhe dite.
28.01.2022- Stërvitje ushtarake e shërbimit të telekomunikacionit
01.02.2022- Stërvitja speciale e artilerisë caliber M77-128mm si dhe 152 mm-M84.
04.02.2022- Stërvitja taktike e batalionit të Policisë ushtarake me kodin “Operacioni 22”.
08.02.2022- Stërvitja e Brigades e artilerisë 152mm M84 modeli “Nora”.
09.02.2022- Stërvitja dimërore e Brigadës se 72 të Operacioneve Speciale.
18.02.2022- Trajnim me sistemin raketor anti-ajrorë “Neva”.
28.02.2022- Stërvitja nga Batalioni i Blinduar të zbulimit në fushën e sigurisë se inteligjencës.
28.02.2022- Stërvitja e Brigades se katërt duke përdorur mjetet e blindura luftarake modeli “Lazar 3 “.
01.03.2022- Stërvitja e Njësitë e artlerisë dhe raketave PVD , sistemji raketor modeli :
a. Stela-2M
b. Stela – 10M
c. Shilo
d. 40mm Bofors
01.03.2022- Stërvitja për drejtimin e aviacionit luftarak për mbrojtjen ajrore të Serbis.
04.03.2022- Stërvitja special i ushtrisë për operacione zbulimi.
07.03.2022- Stërvitja e njësive të blinduara dhe këmbësorisë se brigades se parë.
08.03.2022- Stërvitja e njësive Atomike-Biologjike-Kimike në kazermen “Car Lazar”.
11.03.2022- Trajnim i rregullt i Shërbimit luftarak të sistemeve raketore të mbrojtjes ajrore : “Neva” dhe “Kub”.
Pra nga 2 stërvitje në muajn Janar dhe 7 stërvitje në muajn Shkurt si dhe 6 deri me tani në muajn Mars tregon faktin që politika e shtetit të Serbis është konfrontimi dhe cenimi i paqes ne Ballkan.