Sporti

Këta ishin dy lojtarët e PSG’së që nuk u fishkëllyen nga tifozët dje ndaj Bordeaux

03/14/2022 09:33
nga:L J

PSG fitoi 3-0 ndaj Bordo në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit francez dhe ndeshja u karakterizua nga sjellja e tifozëve të klubit parisien.

Pothuajse të gjithë lojtarët e PSG-së u tunduan nga tifozët – pasi klubi humbi ndaj Real Madridit në mesjavë dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Më të prekurit nga tifozët e pakënaqur kanë qenë Lionel Messi dhe Neymar dhe vetëm dy lojtarë kanë shmangur fishkëllimat. Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, shënuesi i të dy golave ndaj Realit dhe Achraf Hakimi. Mbappe shënoi edhe një gol ndaj Bordeaux, kurse Hakimi mori duartrokitje kur u largua nga loja në minutën e 88-të.

Mediat franceze shkruajnë se ‘Dream Team’ i PSG-së do të shpërbëhet në fund të sezonit sepse Mbappe po largohet si lojtar i lirë dhe Messi, i pakënaqur në Paris, po kërkon gjithashtu një mundësi për t’u larguar.

Neymar do të qëndrojë sepse askush nuk dëshiron të paguajë rrogën e tij të madhe.

/GazetaBlic Sport